< 2026 >
January
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Dhjetor
Dhjetor
Dhjetor
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
  • Seancë publike
    All day
    2026.01.29

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 13.11.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.

    Kryesuesja e seancës gjyqësore bëri me dije se Kolegji ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme procedurale për njoftimin e subjektit të rivlerësimit Aurel Zarka me qëllim pjesëmarrjen e tij në seancë, por ky i fundit, ka lajmëruar zyrtarisht Kolegjin se ka zgjedhur të mos marrë pjesë në të.

    Në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, palët konfirmuan njohjen me aktet e sjella në Kolegj nga Agjencia Kombëtare e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Në kushtet kur vijon gjykimi i një çështjeje penale në ngarkim të subjektit të rivlerësimit, vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i kërkoi trupit gjykues të Kolegjit shtyrjen e seancës me qëllim marrjen e akteve si më poshtë në formën e kërkuar nga ligji:

    • Aktet që kanë të bëjnë me njoftimin e akuzës nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të subjektit të rivlerësimit Aurel Zarka;
    • Vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
    • Vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe në pritje të akteve të mësipërme, seanca gjyqësore u shty për në datën 29.01.2026, ora 10.00.

    Seanca e ardhshme gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

30
31
Shkurt