Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 11/2023, datë 10.03.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 607, datë 22.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kledian Llaho.

Sot, në datën 20.03.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi