
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 58-20/2018 (JR), datë 24.04.2023, që i përket kërkueses Rovena Gashi me objekt “Rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.”
Në datën 25.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi