Ditën e hënë, më datë 12.06.2023, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 16/2023, datë 24.04.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 629, datë 03.03.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besnik Cengu.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.