Ditën e hënë, më datë 03.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 38/2021, datë 14.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 369, datë 21.04.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.