Ditën e premte, më datë 14.07.2023, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 60/2023, datë 28.04.2023, për kërkesën e kërkuesit Maksim Sota, për rivendosjen në afat të së drejtës për ankim ndaj vendimit nr.510, datë 17.02.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.