Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 26/2023, datë 29.06.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Taulant Tafa kundër vendimit nr. 649, datë 24.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 05.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi