
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.13/2019, datë 27.02.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimi nr.90, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.
Sot, në datën 04.03.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz