Ditën e enjte, më datë 27.07.2023, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 17/2023, datë 05.05.2023 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ornela Xhembulla kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 645, datë 11.04.2023.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.