Ditën e mërkurë, më datë 27.09.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 49/2022, datë 22.11.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edmond Shytko kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 566, datë 28.09.2022.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.