Ditën e enjte, më datë 28.09.2023, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 10/2023, datë 07.03.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 595, datë 07.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arbër Çela.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.