Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 27.07.2023, ora 11:30, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 54/2021, datë 24.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Smaka kundër vendimit nr. 415, datë 07.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën në dhomë këshillimi me qëllim njohjen me një informacion të klasifikuar pranë organeve ligjzbatuese.
Data e seancës së ardhshme do të njoftohet nga Kolegji në vijim.