Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.07.2023, ora 11:30, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 54/2021, datë 24.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Smaka kundër vendimit nr. 415, datë 07.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues pati vendosur ndërprerjen e kësaj seance në dhomë këshillimi, me qëllim njohjen me një informacion të klasifikuar pranë organeve ligjzbatuese.
Kolegji njofton sot, më datë 14.09.2023, se seanca e ardhshme gjyqësore do të zhvillohet më datë 20.09.2023 ora 10.00.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.