Sot, më datë 06.10.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 16-20/2018, datë 20.10.2021, që i përket kërkesës së kërkueses Rovena Gashi për rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 12 datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 16-20/2018, datë 20.10.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi