Sot, më datë 11.10.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 59/2021, datë 18.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Smaçi kundër vendimit nr. 425, datë 21.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 59/2021, datë 18.10.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi