Ditën e enjte, më datë 30.11.2023, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 20/2023, datë 19.05.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 634, datë 10.03.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Naim Tota.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz,
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.