Ditën e martë, më datë 19.12.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 368, datë 19.04.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.