Sot, më datë 26.12.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 52/2023, datë 07.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 693, datë 10.08.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Saimir Hysa.
Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Saimir Hysa për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 41, datë 19.12.2023, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryesuese), Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo dhe Mimoza Tasi (anëtarë).
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 52/2023, datë 07.11.2023, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi