Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 4/2024, datë 30.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Herila Çela kundër vendimit nr. 710, datë 30.10.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 06.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi