Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 06.02.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi për shqyrtimin e kërkesave të znj. Ana Golloshi, (JR) nr. 6-18/2019, datë 15.02.2022; nr. 67/7 prot., datë 22.01.2024, me objekt “Rishikimin e vendimit nr. 13, datë 08.07.2020, të Kolegjit ë Posaçëm të Apelimit”.
Për arsye të pamundësisë objektive për mbylljen e bisedimeve ditën e sotme, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u shty për në datën 15.02.2024, ora 10:00.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.