Ditën e enjte, më datë 29.02.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 43/2023, datë 14.04.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 681, datë 07.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artur Ismajlukaj.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.