Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 5/2024, datë 07.02.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elio Mazreku kundër vendimit nr. 717, datë 23.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 15.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi