Ditën e mërkurë, më datë 03.04.2019, ora 10:30, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.26/2018, datë 25.10.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Elsion Sadiku ka bërë kundër vendimit nr.50, datë 27.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Për shkak të angazhimeve të vëzhgueses ndërkombëtare, seanca u ndërpre në orën 15.00 dhe u shty për në datën 04.04.2019, në orën 14.00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë