Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga z. Artor Ylli për rishikimin e vendimit gjyqësor nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Gjatë shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, në mënyrë unanime, në bazë të nenit 19, pika 1/1 të Rregullores “Për veprimtarinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Gjykatës Kushtetuese” vendosi:
– Bashkimin në një proces të vetëm të kërkesave të paraqitura nga kërkuesi Artor Ylli, me nr. (JR) nr. 2-4/2019, datë 10.01.2022 dhe kërkesës me nr. 143/2 prot., datë 14.02.2024, të cilat kanë të njëjtin objekt “Rishikimin e vendimit (JR) nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
– Shtyrjen e seancës gjyqësore në dhomë këshillimi për në datën 19.04.2024, ora 09:00, për të vijuar me kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale.
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.