Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 04.04.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 3/2023, datë 17.01.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 592, datë 24.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erion Pano.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisionerja Publike vlerësoi se edhe gjatë gjykimit të çështjes në Kolegj, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë vërtetësinë e deklarimeve të tij lidhur me ligjshmërinë e burimeve të krijimit të pasurisë. Komisionerja Publike kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 592, datë 24.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erion Pano.

Subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, deklaroi se pretendimet e ngritura nga Komisionerja Publike në ankim nuk qëndrojnë, janë të pabazuara në ligj, prova e rrethanat e faktit, si dhe kërkoi përfundimisht lënien në fuqi të vendimit nr. 592, datë 24.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 15.04.2024, ora 15:00.

Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.