Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 07.05.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 1/2024, datë 09.01.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit të ankuesit Besnik Maho kundër vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, pasi konstatoi mungesën e z. Besnik Maho, kryesuesja bëri me dije se më datë 06.05.2024, nëpërmjet një e-mail-i drejtuar Kolegjit, ankuesi Besnik Maho deklaronte se për arsye personale dhe familjare ndodhej jashtë shtetit dhe e kishte të pamundur të ishte i pranishëm në seancë gjyqësore dhe se dërgonte elektronikisht parashtrimet e tij lidhur me çështjen.
Për arsye të mosformimit të plotë të trupit gjykues për shkak të mungesës së një gjyqtari për arsye objektive, seanca gjyqësore e radhës do të zhvillohet me datë 10.05.2024, ora 9:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.