Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 03.06.2024, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati.

Kryesuesja bëri me dije se më datë 28 maj 2024, vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Steven Kesler ka njoftuar Kolegjin për pamundësinë e tij objektive për të marrë pjesë në seancën e sotme, duke kërkuar një shtyrje të saj, çka do të mundësonte praninë e tij, duke qenë se është i njohur me çështjen.

I pranishëm në seancë, vëzhguesi ndërkombëtar Gerrit Sprenger rikonfirmoi kërkesën e vëzhguesit Steven Kesler për shtyrjen e seancës së sotme publike.

Trupi gjykues vendosi pranimin e kërkesës, duke shtyrë seancën gjyqësore për në datën 26.06.2024, ora 10:00.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.