Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 18/2024, datë 24.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 738, datë 22.02.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gëzim Çopa.

Në datën 03.06.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi