Ditën e martë, më datë 16.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 19/2022, datë 20.04.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Flutura Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 513, datë 25.02.2022.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.