Ditën e hënë, më datë 01.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 17/2022, datë 28.03.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fahrije Gjana (Vata) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 504, datë 28.01.2022.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.