Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 18.06.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 2/2022, datë 10.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ariola Kristo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 438, datë 10.09.2021.
Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 02.07.2024, në orën 10:00.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.