
Ditën e premte, më datë 19.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 42/2023, datë 14.09.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Përparim Vukaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 683, datë 14.09.2023.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.