Ditën e hënë, më datë 16.09.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 52/2023, datë 07.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 693, datë 10.08.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Saimir Hysa.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.