Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 35/2024, datë 06.09.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Nazifi kundër vendimit nr. 777, datë 25.06.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 12.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:    Ina Rama

Relatore:      Albana Shtylla

Anëtarë:       Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz