Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 23.09.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 52/2023, datë 07.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 693, datë 10.08.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Saimir Hysa.

Lidhur me një denoncim të ri, të mbërritur në Kolegj sot, më datë 23.09.2024, Komisioneri Publik, ndërsa i drejtoi një pyetje sqaruese subjektit të rivlerësimit, deklaroi se shkaqet e ankimit dhe provat në dosje janë të mjaftueshme për të dalë në konkluzionet përfundimtare të çështjes.

Subjekti i rivlerësimit deklaroi se ky denoncim nuk përmban asnjë rrethanë apo fakt për t’iu nënshtruar hetimit në Kolegj.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se edhe gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e ankimit për kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale e atë të pasurisë dhe përfundimisht, i kërkoi Kolegjit që pas një vlerësimi tërësor të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 693, datë 10.08.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke i kërkuar përfundimisht Kolegjit, që bazuar në aktet e administruara në dosje, të vendosë lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 693, datë 10.08.2023, si një vendim i drejtë, i bazuar në ligj e prova.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq të dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 25.09.2024, ora 15:00

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.