Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 03.10.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 76/2021, datë 02.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lorenc Mërkuri kundër vendimit nr. 450, datë 22.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues pati vendosur ndërprerjen e kësaj seance në dhomë këshillimi, me qëllim njohjen me një informacion të klasifikuar pranë organeve ligjzbatuese.

Kolegji njofton sot, më datë 09.10.2024, se seanca e ardhshme gjyqësore do të zhvillohet më datë 24.10.2024 ora 10.00.

Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.