Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 41/2024, datë 21.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 762, datë 15.05.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Afrim Shehu.
Në datën 31.10.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi