Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.24/2019, datë 16.05.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Çeno kundër vendimit nr.111, datë 27.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Petrit Çeno.

Sot, në datën 21.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama