Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.25/2019, datë 20.05.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arqilea Koça kundër vendimit nr.113, datë 08.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arqilea Koça.

Sot, në datën 23.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Luan Daci

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz