Ditën e enjte, më datë 30.01.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 1/2022, datë 05.01.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Klorinda Çela kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 464, datë 28.10.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë