
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 55/2024, datë 27.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lazër Çardaku kundër vendimit nr. 812, datë 08.11.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 09.01.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi