Në datë 09.01.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 75/2021, datë 26.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Dyla kundër vendimit nr. 435, datë 09.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 75/2021, datë 26.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi