Në datë 15.01.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 73/2021, datë 24.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izet Dushaj kundër vendimit nr. 451, datë 23.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së saj për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 4, datë 15.01.2025, nga trupi gjykues i përbërë
nga gjyqtarët: Mimoza Tasi (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla (anëtarë).
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 73/2021, datë 24.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi