Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 16.01.2025, seancën publike të çështjes me numër regjistri (JR) 74/2021, datë 26.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ken Dhima kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 428, datë 29.07.2021.

Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit dhe relatoi të gjitha aktet që verifikojnë njoftimet e përsëritura të Sekretarisë Gjyqësore të Kolegjit drejtuar subjektit të rivlerësimit, për t’i bërë me dije vendimin e trupit gjykues mbi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, si dhe datën e orën e zhvillimit të saj.

Kryesuesja relatoi se, edhe pse Kolegji përdori në mënyrë shteruese të gjitha format e njoftimit të përcaktuara në ligjin 84/2026 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në Kodin e Procedurës Civile, atë elektronike, postare, telefonike dhe me shpallje publike, nuk mori konfirmim të shprehur nga z. Ken Dhima për marrjen dijeni lidhur me zhvillimin e seancës gjyqësore publike në Kolegj. Kryesuesja informoi se Kolegji nuk ka marrë përgjigje nga subjekti i rivlerësimit as nëpërmjet adresës së tij elektronike, të cilën e kishte aksesuar deri para zhvillimit të seancës në dhomë këshillimi.

Në kushtet kur nuk është njoftuar ndonjë shkak i arsyeshëm nga subjekti i rivlerësimit për mosprezencë, dhe njoftimet konsiderohen të kryera në përputhje me ligjin, trupi gjykues vendosi të zhvillojë seancën gjyqësore në mungesë.

Në këto kushte, trupi gjykues vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe të tërhiqet në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 16.01.2025, ora 13:00.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.