Sot, më datë 28.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e anëtares së trupit gjykues, gjyqtares Natasha Mulaj, në çështjen (JR) nr. 34/2018, datë 13.11.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 62 datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Artur Malaj. Pas hedhjes së këtij shorti, gjyqtarja Natasha Mulaj është zëvendësuar nga gjyqtari Luan Daci.

Kërkesa për heqje dorë e gjyqtares Natasha Mulaj është pranuar në mënyrë unanime me vendimin nr.34/2, datë 27.05.2019, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryesuese), Ina Rama, Luan Daci, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, anëtarë.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 34/2018, datë 13.11.2018, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci