
Në datë 14.02.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 41/2024, datë 21.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 762, datë 15.05.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Afrim Shehu.
Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Afrim Shehu për përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 8, datë 13.02.2025, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Ina Rama (kryesuese), Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 41/2024, datë 21.10.2024, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi