Ditën e mërkurë, më datë 25.06.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 56/2024, datë 27.12.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Eranda Laze.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Ina Rama

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.