Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 26.05.2025, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 36/2023, datë 26.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 668, datë 26.05.2023.

Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, me shumicë votash, vendosi vijimin e gjykimit të kësaj çështjeje në seancë gjyqësore publike, për konstatimin e plotë të situatës faktike lidhur me mënyrën e krijimit të pasurisë apartament me sipërfaqe 94 m², ndodhur në lagjen “***” Vlorë.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 09.06.2025, ora 10:00.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.