Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 21.05.2025, është regjistruar çështja (JD) nr. 1/2025, me kërkues Kledian Llaho dhe me objekt “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me ligjin i vendimit nr. 15, datë 30.1.2025, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë me të cilin është vendosur; “Caktimi masës disiplinore ndaj magjistratit Kledian Llaho “vërejtje publike” parashikuar nga neni 105 paragrafi 1 shkronja b), dhe neni 107 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronjat “ç”, dhe “d” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Në datën 27.05.2025 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Rezarta Schuetz

Gjyqtare: Albana Shtylla

Relator i çështjes: Sokol Çomo