Ditën e martë, më datë 16.07.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.37/2018, datë 04.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Dritan Rreshka kundër vendimit nr. 55, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese:    Albana Shtylla

Relatore:       Ina Rama

Anëtarë:        Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.